Një fëmijë 18 muajshe është dhunuar fizikisht në një prej kopshteve private në Durrës, ngjarje e cila u zbulua pasi nëna e vajzës bëri denoncimin në polici. News24 ishte në banesën e nënës së vajzës 18 muajshe. E mitura jetonte me nënën e saj dhe gjyshen në kushte të rënda ekonomike, pasi prindërit e vogëlushes ishin të divorcuar.
Gjyshja e vogëlushes tregoi për News24 se ishte e dyta ditë në çerdhe kur vajza iu mbërriti me shenja dhune të dukshme në fytyrë edhe në trup pasi e la furgoni tek pallati ku jetojnë.
“Që të shtunën ka ndodhur, dita e dytë në çerdhe. Kishte shenja në fyt, në shpinë. Në kopsht janë dy edukatore dhe pastruesja. Vajza trembet natën”, tha gjyshja. Gjyshja thotë se dyshojnë që njëra prej edukatorëve të ketë ushtruar dhunë ndaj mbesës së vogël.
