Nga Shqipëria / E Premte 25 Shtator 2020, 10:10

Erdhi nga Amerika për aktoren, zbulohet partneri i 'Hyrremit' që do e bëjë nënë për herë të dytë

Aktorja gjermano-turke Meryem Uzerli, e cila luan rolin e "Hyrremit", në serialin "Sulejmani i madhërishëm", do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë.

Meryem është 5-muajshe shtatzënë dhe pret që beben ta lind në janar.

Aktorja e ka ruajtur shumë hermetike jetën private vitet e fundit dhe e ka mbajtur sekret partnerin e saj prandaj një kuriozitet i madh ka qenë se kush është babai i fëmijës.

Së fundmi në një intervistë, Meryem ka folur për herë të parë për partnerin duke treguar se ai është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj.

“Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”, tregoi aktorja.

Meryem tregoi se partneri nuk e dinte që ajo ishte e famshme në Turqi dhe e mësoi më vonë. E pyetur nëse e ka menduar martesën, aktorja u përgjigj se kur të ndihet gati do të martohet. “Jemi në vitin e koronës. Nuk kam ëndërruar një dasmë me maska. Të shohim ç’do ndodhë”, u shpreh Meryem.

Meryem është nënë e një vajze 7 vjeç me emrin Lara.