Nga Shqipëria / E Premte 25 Shtator 2020, 10:10

Partneri feston ditëlindjen, Genta Ismajli e surprizon me dhurata luksoze

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Genta Ismajli po kalon ditë të lumtura me partnerin e saj turk Usta Hysein duke udhëtuar në disa vende. Ky i fundit sot feston ditëlindjen dhe nga Genta nuk kanë munguar surprizat.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet Usta dhe ka treguar se i ka bërë atij disa dhurata luksoze Louis Vuitton. 

"Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime”, shkruan Genta.

Pak ditë më parë Genta e ftuar në "Wake up", tregoi se ka menduar edhe martesën me partnerin e saj turk. Genta ka në plan të bëjë dy dasma teksa u shpreh se e ka ëndërr të vesh fustanin e bardhë.