Nga Shqipëria / E Enjte 24 Shtator 2020, 23:11

Do të përfaqësojë Qipron në 'Eurovision'? Eleni Foureira merr vendimin e papritur

Prej ditësh në media është përfolur se këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të përfaqësojë Qipron për herë të dytë në Eurovision. Televizioni publik i këtij vendi i bëri ftesë këngëtares.

Megjithatë, Eleni ka refuzuar të përfaqësojë Qipron në Eurovision 2021. Skuadra e artistes ka bërë me dije se asaj nuk i mungon dëshira, por nuk dihet akoma nëse do të ketë publik.