Nga Shqipëria / E Enjte 24 Shtator 2020, 20:08

Pas një muaji lidhje, Balotelli i jep fund beqarisë me yllin televiziv

Futbollisti i njohur italian Mario Balotelli është fejuar me yllin televiziv, Alesia Mesina. Dyshja kanë vetëm një muaj të lidhur, por kaq ka mjaftuar për të marrë hapin e rëndësishëm.

Revista italiane "Chi" ka publikuar disa foto të çiftit në një lokal në Sicili këtë javë. "Jam i fejuar dhe i dashuruar", është shprehur Balotelli për revistën e njohur.

Futbollisti është takuar me prindërit e të fejuarës në Sicili. Alesia është 27-vjeç dhe ka marrë pjesë në 'Temptation Island', 'Big Brother' në Itali e të tjera shfaqje televizive.