Nga Shqipëria / E Enjte 24 Shtator 2020, 19:07

Në ekranin e 'Vizion Plusit', Jonida Maliqi sjell emisionin e ri: Ja çfarë do të përmbajë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi do të vijë së shpejti me një projekt televiziv. Ajo ka publikuar një video në Instastory, në të cilën shfaqet logoja e "Vizion Plus".

Së fundmi, Jonida ka pyetur fansat se çfarë do të përmbajë emisioni i saj. Ndjekësit kanë votuar kryesisht për "Lifestyle" dhe këngëtarja ka pohuar, duke treguar se bëhet fjalë pikërisht për një emision të këtij lloji.

Ajo nuk ka zbuluar të tjera detaje rreth emisionit, por fansat janë bërë shumë kuriozë dhe mezi presin ta shikojnë.