Nga Shqipëria / E Enjte 24 Shtator 2020, 18:06

Besa Shahini i dorëzon zyrtarisht postin e Ministres së Arsimit Evis Kushit (Foto)

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Shahini ka bërë me dije se sot, para përfaqësuesve të "Parlamentit të Nxënësve, i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, minstres Evis Kushi.

"Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.

Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri", ka shkruar Shahini.