Pak ditë më parë aktorja Egla Ceno deklaroi largimin nga "Portokalli", për shkak të mospërputhjeve në ide me regjisorin, Altin Basha. Pas deklaratës së saj, Basha bëri publike disa biseda me aktoren, ku i kërkonte të përmirësonte performancën në "Portokalli", ose përndryshe të largohej.

Pas bisedave të publikuara reagoi dhe Ceno, e cila u shpreh se regjisori ka treguar mungesë etike me nxjerrjen e bisedave private, të shkëputura nga konteksti. (Lexo këtu reagimin e plotë)

Basha nuk ka vonuar të reagojë sërish, në një intervistë për "Report Tv". Ai është shprehur se Ceno ka gënjyer për shkaqet e largimit, duke e quajtur "mashtruese ordinere" publikisht.
“Ajo ka gënjyer për shkaqet e largimit. Ka thene që kemi “mospërputhje artistike”. Publiku e pa të vërtetuar të zezë mbi të bardhë nga sms se aktorja ka qene e vetëdijshme për performancën e dobët dhe e njoftuar që do largohej nga Portokalli. Sms janë komunikime pune dhe jo private. Nëse gënjen pa pikë turpi publikisht dhe nga sms del një mashtruese ordinere pa pike etike, si mund të me kërkohet llogari mua pse i publikova?Sepse është mashtruese ja pse. Gënjen kur thotë se sms e publikuara janë të shkeputura nga konteksti. Ka shume sms te tjera që do ta turpëronin në sytë e opinionit të cilat do t’i publikoj të gjitha nëse vazhdon të mashtrojë paturpësisht. Do të keshilloja ti ribotosh sms tashme të publikuara që të jete e qartë gjuha që perdor ajo dhe gjuha që përdor unë. Aty kuptohet qarte cili është profesionisti. Gënjen përseri kur thotëe se do bëhem Drejtor i Teatrit Kombëtar. Nuk e ndaloj dot të publikojë thashethemet e kafeve rreth teatrit, por për cdo gënjeshter do marrë ëergjigje. Mesa duket i është bere ves. Komentet janë cështje karakteri dhe edukate. Unë e kam pasur studente. E kam mësuar si të rrijë në skene dhe për më tepër e kam promovuar gjithmonë në shfaqjet që kam drejtuar. Investim i gabuar. Mund të edukoj profesioniste, por nuk edukoj njerëz. E kuptoj se po punon me zell për ti shërbyer fushatës së baltës të cilën e promovon injoranca, qentë endacake që lehin në portale dhe llumi mediatik për shkak të marrdhënieve të acaruara mes meje dhe Ben Blushit. Pastaj ajo here thotë më ke promovuar dhe here thotë më ke penguar. Kjo është qesharake. Për cështjen e promovimit është tashme fakt shume i njohur se unë jam regjisori që më shumë se cilido në Shqipëri ka promovuar të rinj në teatër dhe tv. Ekziston një kategori aktoresh për të cilët një regjisor ose pedagogu më i mirë në bote kur i lavdëron, por kur i kritikon je njeri i keq. Kush është marrë me regji & pedagogji më kupton shumë mirë. Bëhet fjalë për rolin e Zimbiles që është një nga personazhet më të dobët që kanë dalë ndonjëhëre në skenën e Portokallisë”, tha ai.



