Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 24 shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 852 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 134 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, nga 5 raste në Korçë dhe Tropojë, nga 4 raste në Berat dhe Mat, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malsi e Madhe, Bulqizë dhe Vorë.
100 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 7239 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
