Nga Shqipëria / E Enjte 24 Shtator 2020, 16:04

Sa e ëmbël: Vilma Masha zbulon për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës

Në dhjetor të vitit të kaluar, moderatorja e njohur, Vilma Masha u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Sea.

Që nga ai moment, Vilma është treguar shumë e rezervuar, duke publikuar rrallë foto pranë së bijës. Portretin e saj moderatorja e ka zbuluar vetëm së fundmi.

Ajo dhe vogëlushja janë në kopertinën e revistës "Star People". Vilma ka publikuar një foto në Instagram, krahas së cilës shkruan: "Ju prezantoj me Sean!"