Nga Shqipëria / E Enjte 24 Shtator 2020, 16:04

Eneda Tarifa rikthehet në Portokalli? Zbulohet e vërteta

Pas largimit të Xhemit nga "Portokallia", kurioziteti ka qenë i madh se kush do e drejtojë spektaklin krah Salsanos. Burime për revista “Who” treguan pak ditë më parë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos.

Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”.

Sot Florjan Binaj ka konfirmuar këtë lajm duke publikuar një foto përkrah Enedës gjatë provave dhe e ka uruar këtë të fundit për rikthimin.

“Mirë se u ktheve”, ka shkruar Flori shoqëruar me figurën e një portokalli.