Çifti shumë i njohur dhe i komentuar në media, modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë dhënë vetë ata me dy postime në llogaritë e tyre në Instagram.

Gigi ka postuar një foto ku shfaqet dora e Zayn dhe e vogëlushes së porsalindur dhe krah fotos shkruan: "Vajza jonë iu bashkua botës sonë këtë fundjavë dhe që tani e ka ndryshuar jetën tonë. Kaq e dashuruar".

"Vogëlushja jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Do ishte e pamundur ta shpreh me fjalë si ndihem këto momente. Dashuria që ndjej për këtë krijesë të vogël e kalon çdo gjë. Jam mirënjohës që mund ta quaj timen dhe falenderues për jetën që do kalojmë bashkë", shkruan Zayn.



