Një edukatore në një çerdhe në Durrës ka dhunuar një vajzë 18-muajshe. Ngjarja e rëndë është mësuar nga nëna menjëherë pasi ka shkuar për të marrë të bijën nga çerdhja.
Sipas "GazetaReforma.com", policia ka proçeduar penalisht pronarin e çerdhes, G.D., 61 vjeç. Mësohet se ky i fundit i ka hedhur në fytyrë nënës së vajzës një kartëmonedhë 5 mijë lekëshe, në mënyrë që kjo e fundit të mos bënte denoncimin.
Të njejtat burime bëjnë me dije se fëmija është rrahur brutalisht, ndërsa i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Vajza 18-muajshe ka patur shenja dhe të nxira në trup, duke pësuar njëkohësisht edhe traumë.
