Aktori i njohur Erion Isai, është bërë sot baba për herë dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Isai me postimin e fundit në Instagram. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë pritur vajzën e tyre të dytë, të cilën kanë vendosur të quajnë E’dua.
“U bëmë 4. Faleminderit Zot. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë. Nga sot, shërbëtor i tre princeshave”, shkruan Erioni krahas fotos ku duket dora e vogëlushes.
Erioni dhe bashkëshortja kanë zgjedhur shumë emra të veçantë për vajzat, pasi edhe vajza e parë quhet Ajër.
