Çifti shumë i dashur për publikun, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor. Në jetë erdhi vogëlushi Krid, i cili ka mbushur me gëzim jetën e familjarëve.

Që nga ai moment, si Klea ashtu dhe Elgiti nuk i kanë kursyer fotot pranë të birit në rrjete sociale, mirëpo portretin e tij nuk e kanë zbuluar ende. Vetëm së fundmi, një ndër fotot me Kridin, Elgiti e ka gdhendur përgjithmonë në trupin e tij!

Ai ka bërë tatuazh në krah veten dhe të birin, duke shijuar perëndimin e diellit dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instastory.





