Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në fazën e parë të sigurimit të vaksinës pas certifikimit, do të vaksinohet 20% e popullatës, që përkon me 567 mijë qytetarë.
Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla mbrëmjen e sotme, Manastirliu tha se vaksina do të jetë falas për të gjithë. Pas fazës së parë, ajo të mbulojë të gjithë popullatën.
"Qeveria shqiptare eshte angazhuar plotesisht per sigurimin e vaksines kunder Covid19. Financiarisht ne jemi gati per vaksinen. Vaksina do te merret kur te jete e sigurt dhe te ofroje garanci. Ne po ecim me planin e sigurimit sapo vaksina te certifikohet e sigurt dhe efektive. Do te mbulojme te gjithe popullaten me vaksinim. Me fazen e pare 567 mije qytare do te vaksinohen. Ky eshte rekomandim i OBSH, faza e pare 20% e popullates. Do të jetë falas për të gjithë popullatën", është shprehur Manastirliu.
