Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Shtator 2020, 19:07

Mjekët paralajmërojnë protestë në Tiranë, ja kërkesat e tyre

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kanë paralajmëruar protestë nesër në orën 10:00, para spitalit nr.1 pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Sindikata ka theksuar se protesta ka si qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë.

Megjithatë, leja e tyre për të protestuar është refuzuar nga policia, pasi në kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet.

Burimi: "Abc News"