Reperi i njohur, Fero ka çaktivizuar prej ditësh llogarinë e tij në Instagram. Ky veprim erdhi menjëherë pas ndarjes së përfolur me Arbenitën.

Së fundmi, "Prive" ka mësuar se modelja nuk ka të bëjë me "zhdukjen" e tij. Fero ka vendosur të shkëputet nga rrjetet sociale si dhe nga daljet publike, pasi po punon për albumin e ri.

Reperi ndodhet në Kosovë, ku po realizon albumin e tij të dytë. Kujtojmë se ai nuk ka reaguar ende në lidhje me lajmet e ndarjes nga Arbenita dhe nuk dihet çfarë ka ndodhur mes dyshes.





