Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Shtator 2020, 16:04

3 qytetarë humbin betejën me Koronavirusin në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 369 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 70 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.