Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 121 raste të reja sot, ja qytetet ku ka më shumë të infektuar me Covid

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 23 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 887 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 121 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 14 raste në Elbasan, nga 6 raste në Lezhë, Vlorë, 5 raste në Mirditë, 4 raste në Berat, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, nga 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë Arrëz.

97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 7139 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.