Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Shtator 2020, 15:03

Rasma prezanton skemën e ripunësimit pas pandemisë: Paga minimale do bëhet 30 mijë lekë

Kryeministri Rama prezantoi sot skemën e re sociale të qeverisë, e cila i vjen në ndihmë personave që mbeten ende të papunë pas humbjes së vendit për shkak të epidemisë së COVID-19. Sipas kryeministrit, Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë. 

Në ndihmë të bizneseve, Rama tha se nga korriku janë zeruar taksat dhe TVSH.

Kryeministri paralajmëroi edhe rishikim të taksimit progresiv.

Nga pandemia humbën vendin e punës 33 mijë persona dhe u ripunësuan 20 mijë, ndërsa sipas raporteve të Bankës Botërore Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit duke regjistruar edhe nivelin më të ulët të papunësisë 11.2 %. Skema e re që Rama prezantoi tha se përveç rritjes së punësimit redukton edhe punën në të zezë.

"Jemi përpara një pasqyre domethënë të raporteve mes këtyre viteve  të qeverisje sonë dhe trashëgimisë shumë të rëndë të viteve të mëparshme. Është e zeza mbi të bardhë se rritja ekonomike dhe punësimi janë rritur. Më parë punësimi ishte vetëm përmes zyrave të partisë, të bënte mjekë, pastrues e roje. Sot ne kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem dhe të gjitha rrjeteve të punës që përdorin zyrat e punës që të kenë ndërmjetësues për të punësuar.  Ka ardhur duke u zgjedhuar pjesa e arsimit profesional që ishte tërësisht inekzistente. Ndërkohë që sot kemi me mijëra që janë formuar në shkollat profesionale dhe kanë një akse më të shpejtë në tregun e punës.  Me 11.2 % regjistruam nivelin më të ulët sipas BB të papunësisë në rajon. Sot kemi nevojë të vlerësojmë goditjen nga COVID-19, e dimë se dy paketat për t'u garantuar punëdhënësve një lehtësim dhe mosndërprerje të të ardhura dhe pezullimit të aktivitetit kanë funksionuar, pagat e luftës kanë funksionuar, ndërkohë që hapja graduale e vendit ka bërë që nga qershori 20 mijë nga 33 mijë persona që humbën vendin e punës të punësohen. Përveç rritjes së punësimit, kjo skemë redukton edhe punën në të zezë. Lajm i mirë është që Shqipëria është vendi me më pak vende të humbura pune për frymë se sa vendet e rajonit. Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qënë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat. Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive. Duke u nisur nga njerëz që s’kanë dëshirë të pranojnë të mirën, progresin që këto masa kanë dhënë që nga korriku kur zeruam taksat dhe TVSH, iu them se kjo nuk ka të bëjë me fushatën. Ne nuk u kujtuam sot, janë të gjitha fryte që merren në kohë pas një pune të gjatë", tha Rama.

Burimi: shqiptarja.com