Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Shtator 2020, 11:11

Video më gallat e ditës: Ajka i bën makeup Besit dhe na shkriu së qeshuri

Aktori shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku e ka nisur ditën me një video me të bijën, Ajkën. Vogëlushja duket se e ka pasion makeup-in dhe ka gjetur pikërisht të atin për të praktikuar pasionin e saj.

Në videon e publikuar, Ajka shfaqet duke i vendosur makeup në fytyrë Besit teksa aktori i transformuar e pyet nëse ka dal bukur.

"Meqe ra llafi, ku e boni tualetin ju mi gra??? Mirmgjes prinder baballare qe nuk ia prishni femijes! Zoti ju rujt!", shkruan Besi krah videos që i ka shkrirë të gjithë së qeshuri.

Mes komenteve dallon edhe ai i grimieres së famshme Sellma Kasumoviq. "Ahaha birma lochken si praktikante!", shkruan Sellma.