Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman është padyshim një ndër aktorët më të sukseshëm në Turqi. Aktualisht atë e kemi parë në rolin e Ozyrit, në serialin "Bay Yanlis", krah aktores Ozge Gurel.

Ky serial është një ndër më të ndjekurit në Turqi, mirëpo mediat e huaja kanë dhënë një lajm të keq. Një ndër personat e stafit është infektuar me Koronavirusi dhe si rrjedhojë janë ndërprerë xhirimet.

I gjithë stafi do t'i nënshtrohet tamponit dhe ende nuk dihet se kur do të rinisin xhirimet.





