Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 21:09

Merr fund sherri me çiftin zvicerian/ Loredana fotografohet e buzëqeshur me zonjën Petra: Paqe

Vitin e kaluar, skandali i Loredanës me çiftin zvicerian bëri bujë të madhe në media. Deri pak kohë më parë, reperja ndodhej ende nën hetim dhe rrezikonte të dëbohej nga Zvicra.

Në korrik të këtij viti skandali u rikthye sërish. Zonja Petra dhe bashkëshorti fajësuan Loredanën për humbjen e një vlere të madhe parash (për 655.000 euro). Mirëpo së fundmi nuk dihet çfarë ka ndodhur, pasi dy palët kanë arritur të vendosin paqe.

Loredana ka publikuar në rrjete sociale një foto nga një video-call me zonjën Petra, ku shihen duke buzëqeshur. Ajo ka shkruar datën 1 shtator poshtë fotos, duke treguar se në atë datë kanë mbyllur çështjen. Reperja ka vendosur emojin e dy gishtave, që simbolizojnë paqen.