Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 21:09

'1 muaj Amar', kjo foto e Olta Gixharit me të birin na i bëri sytë zemra!

Aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin e veçantë Amar.

Dje është bërë një muaj që nga ardhja në jetë e vogëlushit, ama Olta ka zgjedhur këtë të martë për të publikuar foton më të ëmbël. Në foton në fjalë aktorja shihet duke përqafuar Amarin, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

Krahas fotos ajo ka shkruar datën e djeshme: "21/9/2020, mbrëmë, 1 muaj Amar!"