Pak ditë më parë 50-vjeçari Faik Perkoxha u bë i njohur nga mediat dhe publiku, pasi një foto mizore qarkulloi në rrjet. Ai shfaqej duke tërhequr zvarrë me makinë qenin e tij.
Pasi rasti u bë publik, 50-vjeçari u shoqërua nga policia dhe u procedua penalisht. Ditën e sotme Perkoxha ka ndërruar jetë. Policia ka bërë me dije se ai ndodhej në shtëpinë e një miku të tij në Dibër, kur i ra infarkt.
Burimi: "Abc News"
