Dj Sardi ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Ftesë në 5" me Bieta Sulon. Ai foli për historinë e dashurisë me partneren, lidhja me të cilën ishte kryefjala e të gjitha mediave këtë verë.

Gjatë intervistës, Sardi zbuloi se lidhja e tyre ecën me hapa shumë seriozë. Ai tha se llokumet janë ngrënë dhe të fejuarën e ka prezantuar me familjarët. Dyshja planifikojnë të martohen, me një dasmë private ku do nuk do të ketë Dj, por violina.

Sardi tregoi se te partnerja e kanë tërhequr sytë e bukur jeshil dhe karakteri i saj. Megjithatë ka dhe disa cilësi që ai nuk i pëlqen, si indiferenca dhe që është pak "harraqe".
"Ka sy shumë të bukur jeshil, janë ndër tiparet më të bukura, që mua më pëlqejnë. Është shumë sociale, më kupton shumë, dhe kur jam i mërzitur se unë nuk para e shpreh, është gjithmonë aty me mua. Ka shumë të mira, nuk mund t'i veçoj se të gjitha më pëlqejnë pak a shumë, përveç njërit, që është pak indiferente, pak harraqe", u shpreh ai.





