Alesia Bami është komentuar shpesh në media për jetën e saj private, edhe pse është munduar ta ruajë larg syrit të publikut. E ftuar së fundmi në "Wake up", Alesia pranoi se aktualisht është beqare.

"Që jam single jam dhe kjo punë ka marrë fund", tha Alesia.

Modelja pranoi se “u bë disa kohë që është single” dhe se ka mbetur vetëm për shkak se ka shumë pretendime për meshkujt.

"Kam ngelur single se kam pretendime. Janë shumë pretendime, shumë gjëra. Duhet të jetë i gjatë, simpatik, të ketë karakter shumë të fortë, i sinqertë, duhet të më vlerësojë dhe të më respektojë. nuk duhet të jetë i mërzitshëm. Kam disa kohë single. Mbase vjen momenti që vijnë të gjitha bashkë. Pse bëni sikur kam ngel në derë", tha Alesia.





