Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 17:05

Ups: Elvana dhe Tayna bëjnë xing me të njëjtat rrobabanjo

Reperja e njohur, Tayna ndodhet në Los Angeles, nga ku nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale. Vetëm së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen me disa poza joshëse.

Tayna ka publikuar në rrjete sociale dy foto, në të cilat shfaqet e veshur me rrobabanjo të firmës "Channel". Ky model, i cili kushton 708 euro, është veshur dhe nga këngëtarja Elvana Gjata.

Elvana ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto nga jahti, ku shfaqet shumë e buzëqeshur. Të dyja vajzat duken shumë bukur me këtë model rrobabanjosh dhe kanë marrë komente të shumta nga ndjekësit.