Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 16:04

Na vjen keq Besi, por Ajka është një kopje e Xhensilës dhe kjo foto është prova

Dy vite më parë Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë Ajka. Dyshja janë shumë të përkushtuar ndaj vogëlushes dhe publikojnë shpesh momente pranë saj në rrjete sociale.

Sot Xhensila na ka treguar të gjithëve se Ajka është një kopje e saj! Ajo ka ndarë në Instastory disa foto të shkëputura nga performancat e saj te "Gjeniu i vogël 1", ku vihet re se e bija ka një ngjashmëri të madhe me të.

"Dhe Ajka është një mini-me. Kishe gjë për të shtuar Bes Kallaku?", ka shkruar Xhensila krah njërës ndër fotot.