Është vënë në prangat e policisë, moderatori i njohur nga Kosova Sadri Imeri. Moderatori i emisionit “Kojshia Show” tentoi t’i bënte një kamera të fshehtë policisë së Kosovës, por planet nuk shkuan siç i kishte menduar.

Mediat kosovare raportojnë se ai u arrestua pas veprimit të tij dhe tentoi ti rezistonte policisë në momentin që po i vendosnin prangat.

Sadri Imeri u tha policëve se ishte një kamera e fshehtë dhe se nuk kishte shkelur ligjin, megjithatë është arrestuar.
