Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 16:04

Shënohen 3 viktima nga Koronavirusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 366 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Fatkeqësisht, betejën me këtë sëmundje nuk e ka fituar një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 8 pacientë të intubuar.