Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 131 raste të reja sot, rritet numri i pacientëve në spitale, ja qytetet më të infektuara

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 22 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 825 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 131 raste të reja. 

47 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 7 mijë numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.