Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 16:04

E tmerrshme/ Donte me patjetër djalë, burri i pret barkun bashkëshortes shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një burrë i ka prerë barkun me drapër bashkëshortes shtatzënë. Familja e gruas tregoi për hetuesit se burri e sulmoi atë sepse donte të kontrollonte gjininë e foshnjës.

Çifti janë prindër të 5 vajzave dhe burri i bënte presion gruas për të lindur djalë. Gruaja, Anita ishte në muajin e katërt të shtatzënisë dhe po priste fëmijën e gjashtë. 

Burri, i cili është arrestuar, mohoi akuzat se e lëndoi qëllimisht bashkëshorten e tij, duke thënë se ishte një incident. Ai u shpreh se hodhi draprin drejt gruas por nuk e mendoi se do e lëndonte aq shumë.

“Unë kam pesë vajza, një nga djemtë e mi ka vdekur. Unë e di që fëmijët janë dhurata e Zotit. Tani çfarëdo që të ndodhë, do të ndodhë", u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethin Badaun në Uttar Pradesh.

Policia raportoi se gjendja e gruas është e qëndrueshme dhe është shtruar në një spital në Delhi. Motra e saj tha për mediat lokale se çifti ziheshin vazhdimisht pasi nuk kishin një djalë.