Ditën e djeshme u raportua se nga ekspertiza e mjekut gjinekolog, këngëtarja e cila u arrestua për arëmbajtje pa leje, Fjolla Morina ishte shtatzënë.
Por sot Report Tv mësoi ekskluzivisht se pas kontrollit të dytë që iu nënshtrua, këngëtarja rezultoi se nuk është shtatzënë.

Mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë, është arratisur në Kosovë. Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Burimi: shqiptarja.com

