Fjolla Morina u paraqit në Gjykatën e Kukësit këtë të martë, me syze dielli, maskë në fytyrë si masë kundër COVID-19, flokët e kapur gërshetë dhe një fustan të gjatë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtaren.
Ndërsa për dy personat e tjerë, Gjykata Kukës vendosi “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.
Fjolla u arrestua pak ditë më parë në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete.
Ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Por ditën e sotme organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”, për faktin se pretendohej që këngëtarja ishte shtatzënë.
Burimi: abcnews.al
