Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 15:03

E dhimbshme: Ava Max humb njeriun e shtrenjtë: Më është copëtuar zemra

Këngëtarja me origjinë shqiptare, me famë botërore, Ava Max, ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë, gjyshin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ava me një postim në Instagram.

Këngëtarja shprehet se dashurinë për skenën e ka të trashëguar nga gjyshi i saj, pasi ka qenë aktor.

“Sot dhe çdo ditë do nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koci. Sot ai ndërroi jetë ndërsa po flinte. Ndërsa po shkruaj këtë postim, zemra ime është copëtuar në miliona pjesë, por dua të ndaj këto fotografi të bukura të tij nga Shqipëria duke bërë atë që donte. Ai ishte humorist dhe aktor. E dija që dashurinë time për skenën e kam marrë prej tij. Ai ishte shpirti më i çiltër, personi që gjithmonë të gëzonte, personi që do të hiqte bluzën për ta dhënë ty. Do ta kujtoj gjithmonë kështu gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe qëndrove në jetë aq gjatë sa për të parë të publikohej albumi im. E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua”, shkruan këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AVA MAX (@avamax) on