Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 14:02

Telashe të tjera për Fjolla Morinën, ekoja e dytë nuk e nxjerr shtatzënë

Ditën e djeshme u raportua se nga ekspertiza e mjekut gjinekolog, këngëtarja e cila u arrestua për arëmbajtje pa leje, Fjolla Morina ishte shtatzënë. 

Por sot Report Tv mëson ekskluzivisht se pas kontrollit të dytë që iu nënshtrua, këngëtarja ka rezultuar se nuk është shtatzënë.

Fjolla mëngjesin e kësaj të marte, me syze dielli, maskë në fytyrë si masë kundër COVID-19, flokët e kapur gërshetë dhe një fustan të gjatë, u paraqit në Gjykatën e Kukësit. Vendimi për masën e sigurisë ishte parashikuar të jepej në orën 08:20 të mëngjesin të kësaj të marte, por seanca u shty fillimisht për në 13:00, më pas në 13:30. 

Prokuroria kërkoi praninë e gjinekologut në seancë për të faktuar nëse eko e shtatzënisë, ku pas kontrollit t e dytë rezultoi se nuk ishte.  

Nëse këngëtarja e njohur nga Kosova do të ishte shtatzënë, atëherë prokuroria argumentoi se duhet të qëndronte në masë arresti shtëpiak duke paraqitur një kontratë qiraje banese, ose të japë garanci pasurore 5 milionë lekë të rinj për t’u gjykuar në gjendje të lirë. Por, tani më, Morina rrezikon burgun.

Avokatja e Morinës kërkoi masë lehtësuese të “arrestit shtëpiak” me argumentin se njëra armë që këngëtares iu gjet nga policia në çantë teksa hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, ishte pistoletë çakmak, ndërsa tjetra zhurmuese. 

Burimi: Shqiptarja.com