Largimet e bujshme nga "Portokallia" kanë qenë në vëmendje të mediave së fundmi. Një nga largimet që u komentua shumë ishte i moderatores Xhemi Shehu.

Pas largimit të Xhemit, kurioziteti ka qenë i madh se kush do e drejtojë spektaklin krah Salsanos.

Burime për revista “Who” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos. Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”.

Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit e tashmë duket se është gati për t’ju rikthyer kësaj eksperience.





