Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 10:10

Blerina Gjylameti në pritje të fëmijës së dytë, deputetja fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë. Deputetja ka një djalë rreth 11 vjeç dhe mesa duket tani e ka vendosur që ta bëjë me vëlla apo motër.

Nga fotot e shkrepura nga paparaci i "Panorama plus" duket se Gjylameti është në javët e fundit të shtatzënisë.

Deputetja shfaqet me një fustan të gjatë të zi dhe plot sharm para parlamentit.

Kujtojmë se Blerina Gjylameti ka ndjekur studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Salernos, në Itali. Aktualisht është në pritje të marrjes së titullit “Doktor i Shkencave” në “Menaxhimin Strategjik të Burimeve Njerëzore”.

Prej vitesh, pedagoge në Fakultetin Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. Në prill 2016, Blerina u përzgjodh si sekretare e përgjithshme e Partisë Socialiste për koordinimin elektoral dhe më vonë kryetare e Partisë Socialiste në Tiranë. Aktualisht është deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.