Arbitri italian që ka drejtuar kryesisht në Serie C, Daniele De Santis dhe partnerja e tij Eleonora Manta janë gjetur të vdekur në banesë.
Corriere Dello Sport shkruan se mund të kemi të bëjmë me një krim pasioni.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Lecce dhe nga të dhënat e para raportohet se në apartament ka pasur grindje të dhunshme, që ka përfunduar me tragjedi.
Dëshmitarët kanë dëgjuar britma dhe kanë parë një burrë të largohet me thikë në dorë.
Kryeprokurori Leonardo Leone De Castris ka shkuar në vendngjarje dhe i ka gjetur viktimat në shkallët e pallatit, ndërkohë që tani ka nisur hetimet për të zbuluar kush ka qenë autori i këtij krimi.


