Është shtyrë për ë orën 13:00 gjyqi për këngëtaren Fjolla Morina. Këngëtarja e njohur doli mëngjesin e sotëm para gjykatës.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se këngëtarja është shoqëruar nga forcat e policisë në gjykatë, ndërsa do të njihet me masën e sigurisë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Ndërkohë ditën e sotme organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”, ndoshta për faktin se Fjolla ka rezultuar shtatzënë.
Mësohet se është paraqitur kontrata e qirasë së shtëpisë dhe pritet të bëhen verifikimet e nevojshme.
Vendimi do të jepet nga gjyqtarja Merita Karaj, ndërkohë që seanca pritet të rifillojë në orën 13:00.
Fjolla u arrestua pak ditë më parë në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete.
