Nga Shqipëria / E Martë 22 Shtator 2020, 00:12

Përfundon në spital nëna e Nora Istrefit, ja si është gjendja shëndetësore e saj

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka bërë të ditur se e ëma e saj është shtruar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni.

Nora ka publikuar foton e së ëmës nga spitali dhe bën të ditur se tani ajo është mirë me shëndet, teksa falenderon mjekët për kujdesin. 

“Prive” bën të ditur se nëna e Nora dhe Era Istrefit kishte probleme në veshka, por duket se gjithçka ka shkuar mirë.

“Faleminderit për kujdesin maksimal drejt shërimit të mamit", shkruan Nora.