Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 2 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 364 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
