Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 21 shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 809 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 150 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Bulqizë, Mirditë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malsi e Madhe, Peqin, Kolonjë. 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazh, Sarandë, Gramsh.
55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
