Ish-missi, Silvana Bushati ishte e ftuar paraditen e sotme në emisionin “Kafsho”, RTV Ora. Silvana foli për shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku ndër të tjera u ndal dhe tek politika.

Në lidhje me Kujtim Gjuzin, i cili e bëri zv/Presidente të partisë së tij, Silvana tha: "Mua s'më lidh asgjë me Kujtimin përveç nëse shihemi në rrugë dhe përshëndetemi".

Ajo u shpreh se aspiratat e saj tashmë janë tek Partia Demokratike për deputete. "Synimet e mia tani janë tek PD, besoj se deputete", tha Silvana.

Ndërsa sa për kryebashkiake, “s’të lë lali Eri gjallë në botë”, tha ajo.




