Me datë 7 shtator aktorja e njohur turke, Alina Boz u infektua nga Koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale. Aktorja njoftoi se ishte karantinuar për të mos infektuar të tjerët.

Së fundmi, i dashuri i saj, këngëtari Mithat Can Ozer është parë në rrugë duke shëtitur me qenin e tij, pa vendosur maskë dhe duke thyer rregullat. Ai është kritikuar për këtë veprim dhe i pyetur nga gazetarët, ka treguar se e ka bërë testin dhe është mirë.

Mithat ka folur dhe rreth gjendjes shëndetësore të Alinës. Këngëtari tha se ajo është mirë dhe ka nisur xhirimet për serialin e ri. Kujtojmë se aktorja u bë e njohur nga publiku shqiptar me rolin e "Hazallit".





