Nga Shqipëria / E Hënë 21 Shtator 2020, 14:02

'Do bëjmë 2 dasma', Bertan Asllani tregon si i propozoi për martesë aktores turke

Këngëtari i njohur shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Turqi, Bertan Asllani muajin e kaluar i propozoi për martesë partneres së tij, aktores Hazal Senel. Bertani publikoi një foto nga momenti magjik teksa çifti tregonte unazat. "Deri në fund", shkruante këngëtari krah fotos. 

Bertani dhe Hazan u njohën në xhirimet e serialit "Pis Yedili" dhe janë bashkë prej 7 vitesh.

I ftuar sot në emisionin "Wake up" në Top Channel, Bertani zbuloi më shumë detaje nga propozimi për martesë.

"Kemi 7 vite me Hazall. Plani ishte për një propozim në Paris, por pandemia nuk na lejoi. Ishim te një restorant në një darkë speciale. Me thënë të drejtën nuk jam njeri romantik, por gjithçka erdhi natyrshëm. Mbi të gjitha unë e Hazalli jemi shumë shok të mirë kështu që menduam të jemi gjithë jetën bashkë", u shpreh Bertani.

Këngëtari zbuloi gjithashtu se ata kanë menduar të bëjnë dy dasma meqë vijnë nga vende të ndryshme.

"Unë jam i Shkupit, i Maqedonisë, ajo është e Stambollit, e Turqisë, kështu që do bëjmë dy dasma", tregoi Bertani.