Policia e Tiranës ka bërë me dije se këtë të hënë është gjetur pa shenja jete ndihmës anestezisti i një spitali. 46-vjeçari i identifikuar si M.A punonte në një spital privat, në hollin e të cilit është gjetur i vdekur.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhd dyshohet se është vdekje natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
