Nga Shqipëria / E Hënë 21 Shtator 2020, 14:02

'Pse të jetoja?', rrënqeth këngëtarja e njohur: Mendoja çdo ditë të vrisja veten

Në një intervistë për "CBS Sunday Morning" këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka folur publikisht për problemet e shëndetit mendor dhe depresionin. Ajo ka treguar se albumi i ri, i titulluar "Chromatica", është bazuar në jetën e saj dhe flet për periudhën e errët që ka kaluar.

Gaga ka treguar se dikur e urrente të ishte e famshme dhe mendonte çdo ditë të vriste veten. E vetmja gjë që e mbante ishte familja.

“E urreja që isha e famshme, e urreja që isha një yll, ndihesha e rraskapitur dhe e konsumuar. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i lejosh të tjerët të shohin kur ke probleme mendore. Nuk e kuptoja pse duhej të jetoja, përveçse duhej të isha aty për familjen time. Ky ishte një mendim dhe ndjenjë e vërtetë, përse duhet të  jem në jetë? Unë jetova në këtë shtëpi, ndërkohë që njerëzit më ruanin për 2 vite për t’u sguruar nëse isha e sigurt", tregoi ajo.

Këngëtarja ka shtuar se dhe tani e urren ta fotografojnë, pasi kjo i shkakton dhimbje dhe e bën të ndihet si objekt. “Nëse jam në një dyqan dhe dikush vjen afër meje dhe më vendos një telefon direkt në fytyrë dhe nis të bëj foto, ndihem në panik total, ndjej dhimbje trupi. Më duket sikur jam një objekt, nuk jam një njeri”, u shpreh Gaga.